Pamjet video, Florian Marku mbron titullin me një nokaut ndaj Jenkins

 Pamjet video, Florian Marku mbron titullin me një nokaut ndaj Jenkins

Kampioni shqiptar i boksit Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij në IBF gjatë ndeshjes së mbrëmjes së djeshme me boksierin uellsian, Chris Jenkins.

Një ndeshje vështirë për Markun, i cili pësoi dhe një prerje në vetull duke u gjakosur në fytyrë. Por pavarësisht gjakut, fitimtar në Neëcastle doli shqiptari.

Raundi i katërt ishte i jashtëzakonshëm për kampionin shqiptar, i cili me një goditje të fortë, tronditi boksierit kundërshtar. Jenkins u mundua të qëndrojë në këmbë e teksa mbrohej mori të tjera goditje të fuqishme nga boksieri shqiptar. Arbitri i ndeshjes e ndërpreu sfidën pasi kuptoi se rivali i shqiptarit nuk mund të boksonte më.

“FALEMINDERIT ZOTIT PER GJITHCKA☝? Ndeshja perfundovi ne raund te 4 me Tko. Respect per Jenkins ka qen nje kundeshtar me shum experience por.. tani ka ardh koha ime. Ju falenderoj nga zemra per te gjith perkrahjen Te gjithve. “-shkroi Marku në profilin e tij në rrjetin social.

Më poshtë disa pamje nga ndeshja dhe postimi në rrjetin social i vetë boksierit Florian Marku.