“Dhuroj gjysmën e pensionit si mësues” Mesazhi prekës që erdhi në “Shqiptarët për Shqiptarët”

 “Dhuroj gjysmën e pensionit si mësues” Mesazhi prekës që erdhi në “Shqiptarët për Shqiptarët”

Bamirësia është një vlerë e madhe e fatmirësisht, shqiptarët janë bamirës. Kush më mirë mund ta tregonte këtë vlerë, sesa mesazhi i një shqiptari të Kosovës, i cili dhuroi gjysmën e pensionit si mësimdhënës, për të ndihmuar dy fëmijë të sëmurë, raste të përcjella mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Mesazhin prekës e lexoi Sidrit Bejleri.

“Paqja e Zotit qoftë me ju të nderuar… në emër të familjes në këtë natë të bekuar të Ramazanit, dua të dhuroj gjysmën e pensionit të mësimdhënësit. Me respekt familja Morina nga Kosova”-shkruhej në mesazh.

Më poshtë një tjetër mesazh i lexuar nga Elvis Naçi, i një mërgimtari në Gjermani.

“Mirmbrëma shqiptarë, mirmbrëma Elvis, Sidrit e Eneida, jeni të mrekullueshëm. Sapo i dërgova 500 euro në xhirollogarinë në Gjermani. Uroj që 200 mijë euro të arrihen për ata dy fëmijë, por edhe sikur nga 2 euro me u habit 100 mijë shqiptarë, do të ishte prap mrekulli. A jemi 100 mijë shqiptarë që i japim 2 euro?

Të gjithë për të mirën e shqiptarët, por kjo vjen kur ia bën detyrim vetes, me një fjalë me ia bërë ligj vetes bamirësinë.

Uroj të jesh mirë vëlla Elvis, jeni shembull ju të gjithë… po të ishin të gjithë si ju, më afër ndriçimit do të ishim. Me gëzime përherë, Sami Pllana, nga Vushtria e Kosovës.”-shkruhej në mesazh.

“Këto janë fjalë nga zemra, pasi ky shqiptar i nderuar i ka dhuruar 500 euro”-shtoi Elvisi pasi lexoi meszhin.