Pamjet video, momenti kur një grup adoleshentësh shpëtojnë 8 vjeçarin

 Pamjet video, momenti kur një grup adoleshentësh shpëtojnë 8 vjeçarin

Një grup adoleshentësh kanë arritur të shpëtojnë nga rrëzimi e me gjasë lëndimi serioz, një fëmijë 8 vjeçar, i cili kishte rrëshkitur nga ulësja e ashensorit të skive. Në momentin e fundit babai ka arritur të kapë me njërën dorë të birin e mitur, por dukshëm nuk mundet ta ngrejë sërish në ulëse.

Më poshtë, një grup adoleshentësh shohin ngjarjen dhe menjëherë u shkon ndërmend të marrin një prej barrierave plastike të skive, për ta përdorur si jastëk për të zbutur rënien e 8 vjeçarit. Lartësia nga po qëndron pezull i mituri është afro 8 metra, me siguri fëmija do të marrë lëndime serioze nëse rrëzohet.

Shikoni videon e publikuar nga DailyMail