Pamjet video të “Ameca”, roboti që arrin të imitojë shprehitë e fytyrës njerëzore

 Pamjet video të “Ameca”, roboti që arrin të imitojë shprehitë e fytyrës njerëzore

Një firmë britanike e quajtur “Engineered Arts” ka arritur të krijojë një robot, fytyra e të cilit arrin të krijojë në mënyrë mjaft realistike, shprehitë e fytyrës së njeriut.

I quajtur “Ameka” (Ameca), roboti është i pajisur me elementët e fytyrës së njeriut, të cilat lëvizin në sintoni për të riprodhuar në mënyrë të habitshme emocionet apo shprehitë njerëzore.

Krijuesit e Amekës thanë se roboti është më i avanduari në botë përsa i përket robotëve humanoidë (që i ngjajnë njeriut) dhe se është dizajnuar për të përmirësuar ndërveprimet mes njeriut e roboti.

Siç argumenton grupi i inxhinierëve që krijuan robotin, leximi i shprehive të fytyrës është një pjesë kritike e ndërveprimeve mes njerëzve dhe pikërisht për këtë edhe robotët e të nesërmes duhet t’i kenë këto shprehi.