U shuan në tragjedinë në Bullgari, përcillen në banesën e fundit nëna, babai e binjakët 4 vjeçarë

 U shuan në tragjedinë në Bullgari, përcillen në banesën e fundit nëna, babai e binjakët 4 vjeçarë

Këtë të shtunë në Vishticë pllakosi heshtja. Familjarë, të afërm e qytetarë u mblodhën për varrimin e familjes 4 anëtarëshe, e cila humbi jetën në tragjedinë e 23 nëntorit në Bullgari.

Nëna, babai e dy fëmijët, u dërguan në banesën e fundit në një ceremoni mortore me dhjetëra qindra persona.

Lot e trishtim veçanërisht për dy të miturit binjakë, vetëm 4 vjeç, të cilët ishin në mesin e 45 viktimave në aksidentin në rrugën ‘Struma’ të Bullgarisë.

Alsat përcolli disa pamje nga varrimi.