Pamjet virale, e moshuara i thotë të ‘bëftë mirë ushqimi’… burri e godet me shkelm

 Pamjet virale, e moshuara i thotë të ‘bëftë mirë ushqimi’… burri e godet me shkelm

Pamjet e një akti të pashpirt u transmetuan gjerësisht në median amerikane pak ditë më parë, ku një burrë godet me shkelm një grua të moshuar, pa anjë lloj arsye.

E vetmja gjë që 89 vjeçarja i kishte thënë burrit pak përpara aktit të shëmtuar ishte një fjalë e mirë “të bëftë mirë ushqimi”. Por burri e godet me shkelm të moshuarën, e cila rrëzohet në tokë.

E moshuara mori dëmtime dhe të nxira në kokë e trup, ndërsa policia nisi kërkimet për kapjen e arrestimin e burrit, i cili tashmë është identifikuar.