Pas 88 vitesh, mbahet në xhaminë Hagia Sophia namazi i teravive

 Pas 88 vitesh, mbahet në xhaminë Hagia Sophia namazi i teravive

Besimtarët muslimanë në Turqi mbushën sheshin Sultanahmet dhe xhaminë e Hagia Sophia-i Kebir, për herë të parë pas 86 vitesh.

Xhamia e famshme u rihap si një vend i praktikimit të fesë muslimave përgjatë namazit të parë të teravive, e mbajtur pak para nisjes së muajit të bekuar të Ramazanit.

Namazi i parë i teravive i paraprin ditës kur besimtarët muslimanë dalin agjërueshëm. Siç raportoi Anadolu Agency, xhamia u mbush brenda 30 minutave nga mijëra persona. Mijëra të tjerë të cilët nuk mundën të hyjnë në xhami, e falën namazin në ambientet e sheshit Sultanahmet.