Vetëm nëna mund t’bëjë të tilla sakrifica! Rrëfimi i gruas që lindi pa krahë e kujdeset për gjithçka

 Vetëm nëna mund t’bëjë të tilla sakrifica! Rrëfimi i gruas që lindi pa krahë e kujdeset për gjithçka

Sara lindi pa krahë. Pergjatë gjithë jetës së saj hasi në vështirësi që pakkush do t’i kuptonte, por kjo grua kurrë nuk u dorëzua. Mësoi të përdorë gjymtyrët e saj të poshtëm, këmbët, për të bërë shumëçka që bëhet me duart.

Sot Sara është nënë e një vajze tre vjeçe, Lilias. Ajo tregoi për vështirësitë e mëdha në jetën e saj.

“Unë dua ta tregoj jetën time për të vënë në dukje se është njëlloj dhe normale, si e gjithë njerëzve të tjerë. Aftësia ime e kufizuar nuk është një tabu e fatmirësisht vajza ime e kupton këtë. Personalisht ndonjëherë jam shumë e habitur, sesi ime bijë sillet përreth faktit se nëna e saj është me aftësi të kufizuara, sikur të ishte thjesht një detaj i vogël. Ndonjëherë ajo thotë “mami nuk i ka krahët, por mami i ka këmbët”.

Për mua ka qenë e vështirë, pasi një nënë kërkon atë lidhjen direkte. Unë kurrë nuk e kam patur problem të kërkoja ndihmë, por kur kërkon ndihmë për fëmijën, ka qenë diçka e vështirë për mua.”-tregoi Sara.

Më tutje ajo shtoi se muajt e parë pas ardhjes së Lilias ishin të vështira… por ajo ka mundur t’ja dalë, duke ia ndërruar pelenat vajzës me këmbë. Një ndihmë madhore ka qenë dhe i shoqi i Sarës. Me kalimin e viteve, shumëçka është bërë më e thjeshtë, shpjegoi Sara.

“Tani vajza është 3 vjeçe dhe mund të kujdesem për të pa patur nevojë për ndihmën e askujt. Dalim së bashku  për xhiro pasi tani vajza nuk ka nevojë për dikë që të mund të shtyjë karrocën e saj.”