Pema 1081 vjeçare që i dha emrin kryeqendrës globale të teknologjisë

 Pema 1081 vjeçare që i dha emrin kryeqendrës globale të teknologjisë

Mund të ishte rrëzuar shumë kohë më parë.

E para është e vetme, milje larg llojit të vet që rritet në zona me klimë më të mirë. Rrënjët e saj janë bërë ‘sanduiç’ mes një muri betoni dhe hekurudhës. Ka përballuar kohën e qymyrgurit dhe po ashty tymin e motorëve diesel, një tren që udhëton aty prej mëse 1 shekulli. Tërmetet dhe rekordet e thatësirave nuk ia kanë ‘marrë jetën’. Bukurinë nuk ia kanë hequr as graffiti-t e shumta që ka patur në trup.

Kjo pemë këtu, quhet El Palo Alto, një gjallesë 1081 vjeçare e lartë afro 37 metra.

Photo credit: Max Whittaker for The New York Times

Paradoksalisht, kjo pemë e ‘moçme’ është në fakt simboli i vendit që njihet si kryeqendra e teknologjisë në botë, ‘Silicon Valley’.

Mund të thuhet se Palo Alto e Silicon Valley nuk e kanë nisur ekzistencën si qendër e teknologjisë, por si një vend që emërohej nga ‘El Palo Alto’ (nga spanjishtja, druri i lartë)

Përveçse të qenit simboli i qytetit, ‘druri i lartë’ 11 shekullor është simbol i universitetit të Stanford dhe jo vetëm.

“Mishëron shpirtin pioner të Palo Altos. Ky vend ka qenë përherë krenar për të qenit shtëpia e inovacionit, liderëve dhe mendimtarëve. Kjo është ajo që shumë njerëz shohin në atë pemë”-thotë për New York Times Walter Passmore, urbanist.

Photo credit: Max Whittaker for The New York Times

Pavarësisht shekujve, nuk kanë qenë të pakta herët kur ‘El Palo Alto’ ka qenë me një ‘këmbë në varr’, kjo sigurisht “falë” edhe njerëve. Pikërisht për këtë arsye, hekurudha që kalon pranë pemës shekullore, pritet të bëhet elektrike brenda 2024. Gjithçka për të shpëtuar një pemë që është pak a shumë në gjysmën e jetës (në SHBA pema më e vjetër është afro 2500 vjeçare).

Photo credit: Max Whittaker for The New York Times

Artikulli marrë me shkurtime nga New York Times

Treni qe kalon fare prane ‘Palo Alto-s’/ Photo credit: Max Whittaker for The New York Times