Makina me dy policë brenda merr flakë… ndërhyrja e guximshme e studentëve i shpëton jetën oficerëve

 Makina me dy policë brenda merr flakë… ndërhyrja e guximshme e studentëve i shpëton jetën oficerëve

Një aksident që mund të ishte kthyer në një tragjedi, e cila fatmirësisht është shmangur falë ndërhyrjes së 4 adoleshentëve dhe një udhëtari (që drejtonte një motorr) aty pranë.

Dy oficerë policie në moshë të re (24 e 30 vjeçare) po i drejtoheshin me shpejtësi një thirrje për grabitje në Bochum (Gjermani).

Makina e tyre u përplas me një pemë pranë rrugës, duke lënë të plagosur të dy policët. Oficerët pësuan dhe fraktura, por rreziku u shtua pasi automjeti mori flakë.

Fatmirësisht aty pranë po kalonin 4 studentë, të cilët me të parë flakët kanë shkuar në ndihmë të oficerëve.

Siç raporton media e huaj, dy oficerët e lënduar e kanë patur mjaft të vështirë për të dalë nga makina dhe ndërhyrja e të rinjve i ka shpëtuar jetën. Studentët u ndihmuan po ashtu dhe nga një kalimtar, i cili ndaloi motorin dhe shkoi për të asistua në nxjerrjen e dy oficerëve.

Më tutje me mbërritjen e zjarrfikësve, flakët që kishin përfshirë makinën, u shuan, pa shkaktuar dëme të tjera në zonë.

“Do donim të falenderonim për të falenderuar ata që ndërhynë për të parandaluar më të keqen”- thuhej në një postim në rrjetet sociale të policisë.