Plazhi i Golemit, pushuesit dhe policia shpëtojnë nga mbytja dy vajza të mitura

 Plazhi i Golemit, pushuesit dhe policia shpëtojnë nga mbytja dy vajza të mitura

Dy vajza të mitura rrezikuan të mbyten në plazhin e Golemit. Fatmirësisht disa pushues e patrulla policore gjatë vijës bregdetare, kanë bërë të mundur që vajzat 10 e 17 vjeçare të shpëtojnë pa lëndime serioze. Pas nxjerrjes nga uji, vajzat janë dërguar nën kujdesin e mjekëve

“Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.

Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.”-njoftoi policia.