Plumbat e policisë i morën jetën! Gjykata vë drejtësi pas 10 vitesh, për familjen e shqiptarit të ndjerë

 Plumbat e policisë i morën jetën! Gjykata vë drejtësi pas 10 vitesh, për familjen e shqiptarit të ndjerë

1 dekadë më parë, një grup oficerësh të policisë greke në Athinë, shkëmbyen zjarr me një bandë grabitësish shqiptarë. Gjatë të shtënave, plumbat e qëlluar nga armët e oficerëve grek, i morën jetën Niko Todit, në atë kohë vetëm 20 vjeçar.

Niko u vra gabimisht. Nuk kishte të bënte me bandën e grabitësve. Me profesion ishte hidraulik, por ndodhej në kohën e momentin e gabuar. U qëllua, teksa po vendoste veglat e punës në makinë. Gjeti vdekjen dhe pas la një fëmijë të porsalindur, së bashku me të shoqen.

Fillimisht nga ana e prefekturës së Athinës, familjes së Nikos iu ofrua një ndihmë sociale prej 44 eurosh në muaj. Familja e refuzoi ndihmën dhe kërkoi një pension. Çështja shkoi në dyert e gjykatave dhe qëndroi atje për vite me radhë

Mbi 1 dekadë kaloi dhe më në fund drejtësia u vu në vend. Gjykata vendosi që familja e të ndjerit të dëmshpërblehet me 410 mijë euro.

Lajmin e përcolli media greke si dhe gazetari shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhirija përmës një shkrimi në rrjetin social.