Po kalonte me semafor të kuq, bie në prangat e policisë shoferi që goditi çiftin me foshnjen në Tiranë

 Po kalonte me semafor të kuq, bie në prangat e policisë shoferi që goditi çiftin me foshnjen në Tiranë

Pas afro tre orësh nga aksidenti që ndodhi këtë të dielë në rrugën e Kavajës, autoritet kanë vënë në pranga drejtuesin e automjetit që goditi një çift me foshnjen e tyre tre muajshe.

“Pas nje pune intensive hetimore u be e mundur kapja e autorit te dyshuar te Aksidentit Rrugor ne nje nga spitalet private te kryeqytetit dhe si dhe shoqerimi i tije ne ambientet e Komisatiatit te Policise Nr.2, per kryerjen e veprimet te tjera hetimore ne funksion te ngjarjes rrugore.”-njoftuan autoritetet mbi rastin.

39 vjeçari me inicialet A.S u largua nga vendi i ngjarjes fill pasi goditi me makinë çiftin Konomi, të cilët po kalonin me foshnjen e tyre në karrocë, pranë vijave të bardha në Rrugën e Kavajës. Automjeti i drejtuar nga 39 vjeçari ka kaluar me semafor të kuq. Në fraksionin e fundit i riu ka tentuar të shmangë përplasjen direkte me karrocën, por ka goditur burrë e grua duke i hedhur disa metra më tutje.

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se çifti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa foshnja 3 muajshe, fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.