Prekëse, familja ngrohet në dimër me gëzhojën e raketës që i shkatërroi shtëpinë

 Prekëse, familja ngrohet në dimër me gëzhojën e raketës që i shkatërroi shtëpinë

Një vit më parë një raketë i goditi shtëpinë duke ia bërë të pabanueshme. Alaatin Osman, nga Idlib, detyrohet të largohet me familjen në një banesë me qira. Babai i tre fëmijëve, vendosi ta ruajë gëzhojën e raketës që i shkatërroi shtëpinë. Me profesion farkëtar, Osman arriti ta kthejë metalin e gëzhojës, në një sobë për dru.

Në këto ditë dimri, moti ka qenë posaçërisht i ftohtë dhe ky baba zgjodhi që raketën që i shkatërroi shtëpinë në Idlib, ta kthejë në diçka të dobishme.

“…gëzhojën boshe e përdora fillimisht si zbukurim për lule dhe e vendosa në një cep të shtëpisë. Në muajt e dimrit vendosa që gëzhojën ta shndërroj në sobë.

Soba bën një punë të dobishme në muajt e ftohtë të dimrit. Kishim dëshirë që ta përdornim në shtëpi si një kujtim raketën që i ka shkaktuar dhimbje familjes time“, tha Osman në një prononcim për Anadolu Agency.