Pretendimi i disa shkencëtarëve: Si jeton shpirti i njeriut pas vdekjes

 Pretendimi i disa shkencëtarëve: Si jeton shpirti i njeriut pas vdekjes

Ideja se ndërgjegja njerëzore jeton përtej vdekjes është vënë në tryezën e diskutimit nga një numër shkencëtarësh mjaft të respektuar.

Këta të fundit pretendojnë se vdekja mund të mos jetë aq “finale” dhe se njerëzit kanë shpirt. Shpirti mund ta lërë trupin pas vdekjes.

Shkencëtari britanik në ballë të kësaj teorie pretendon se njerëzit kanë shpirt që nuk vdes kur trupi i njeriut ndalon së qeni gjallë.

Njeriu ende nuk e di me saktësi se çfarë është ndërgjegja, por fizikanti Sir Roger Penrose beson se ndërgjegja është një paketë informacioni e vendosur në botën kuantike, thënë ndryshe në nivelin sub-atomik.

Ai pretendon se ka gjetur disa evidenca se ky informacion, i cili ruhet në mikrotubulat në brendi të qelizave njerzore, lë trupin e njeriut kur vjen vdekja. Sir Penrose argumenton se kur një njeri vdes, ky infomacion në botën kuantike lëshohet në univers, vetëm për t’u kthyer në trupin e njeriut nëse ky i fundit rikthehet në jetë.

Fizikanti argumenton se kjo do të shpjegonte se përse njerëzit kanë eksperienca pranë vdekjes dhe ai beson se infomacioni kuantik është shpirti që del prej trupit.

Fizikanti thotë: Nëse një pacient vdes, është e mundshme që ky informacion kuantik të mund të ekzistojë përtej trupit, mbase përjetësisht, si një shpirt”

Sir Roger nuk është i vetëm në këtë besim, pasi teoria e tij mbështetet nga studiues të njohur në Institutin e fizikës në Mynih (Max Planck Institute).

Ekspertët atje argumentojnë se universi jonë fizik është thjesht një perceptim dhe se kur trupat tanë vdesin, ka një jetë infinite përtej.

Shkrimi u botua nga “The Sun”/ Përktheu: Shqiptarëtpërshqiptarët.info