Prindërit i braktisën që foshnje… dy vëllezërit arrijnë të gjejnë punën e ëndrrave të tyre

 Prindërit i braktisën që foshnje… dy vëllezërit arrijnë të gjejnë punën e ëndrrave të tyre

Sohna dhe Mohna, të dy sot janë 19 vjeçarë. Kanë lindur të ngjitur trup më trup dhe janë braktisur nga prindërit, pak muaj pas lindjes së tyre.

Doktorët vendosën që të mos i ndajnë, pasi një ndërhyrje e tillë do t’u merrte jetën. E pavarësisht kësaj, shumë mjekë gjykonin se jeta e këtyre foshnjeve nuk do të ishte e gjatë. Por rezultoi ndryshe.

Një shoqatë bamirëse mori përsipër të rrisë dhe ushqejë vëllezërit, të cilët madje u shkolluan dhe janë të diplomuar si elektriçistë.

Ata mundën të gjejnë një punë në një korporatë shtetërore (Indi). Shprehen mirënjohës për shoqatën bamirëse që i mori dhe i rriti, duke thënë se punësimi ishte një ëndërr për ta.

“I falenderojmë (shoqatën) të gjithë ata që na rritën, u kujdesën për ne. Ne s’mund t’ua shpërblejmë dot, por do të ecim përpara duke punuar”-thanë vëllezërit.

Dy vëllezërit kanë organe të brendshme respektive, në përjashtim të këmbëve dhe mëlçisë.