“Po na shuhet djali 12 vjeç” Rrëfimet tronditëse të prindërve, përgjërohen për ndihmë

 “Po na shuhet djali 12 vjeç” Rrëfimet tronditëse të prindërve, përgjërohen për ndihmë

“Sa herë më bie telefoni, them mos i ka ndodhur diçka djalit”

Këto janë fjalët e një babai, të cilit nuk i pushojnë dot lotët. I biri 12 vjeçar, Aureli, dergjet në spital dhe po shuhet dalëngadalë. Ky baba, është i dorëzuar, nuk ka mundësi t’i shpëtojë jetën të birit.

“Gjendja e tij është kritike, po lufton për jetën. Është sëmundje shumë e rëndë, leuçemi. Për ne ishte një bombë, jam shumë i tronditur…(qan) vetëm djalit të mos m’i ndodhë gjë.”-tregon për “Shqiptarët për Shqiptarët” babai i Aurelit.

Mbytur nga dhimbjet e pamundësia për të shëruar të birin, nëna e Aurelit rrëfen se djali po përjeton vuajtje të mëdha. E kur kjo nënë flet për dhimbjet e të birit, sytë i lotojnë, buzët i dridhen…

“Vuan djali, më thotë “o ma kam dhimbje, kam dhimbje të mëdha’ më thotë djali o ma a do të shërohem unë dot?”

Prindërit e Aurelit janë lidhur me një spital në Romë për kurimin dhe shërimin e plotë të të birit, por shuma e kërkuar është e papërballueshme për ta. Të dëshpëruar, këta prindër iu drejtuan me një lutje për ndihmë shqiptarëve, me shpresën se djali i tyre do të mund të trajtohet e t’i shpëtojë vdekjes.

“Komunikuam nga Italia në Romë, na thanë që kurimi  ishte 120 mijë euro. Nëse nuk mblidhet kjo shumë, djali rrezikon jetën… t’i ndodhe atij diçka, po unë çe dua jetën pa djalin. Sa herë më bie telefoni them mos i ka ndodhur diçka djalit tim…”-tregon babai i Aurelit.

“Ku t’i gjejmë ne këto para? Ku t’i gjejmë ne me një ndihmë ekonomike… nuk kemi të ardhura. Unë jam papunë, me 4 fëmijë…Ai është gjithë bota ime, vetëm ai të jetojë, unë s’kam rëndësi. Ju lutem na ndihmoni, kam djalin shumë të sëmurë.”-thotë nëna e Aurelit.