Tiranë, 35 vjeçari gjen vdekjen, bie nga lartësia e pallatit ku po punonte

 Tiranë, 35 vjeçari gjen vdekjen, bie nga lartësia e pallatit ku po punonte

Foto Ilustruese

Një punëtor i ri në moshë ka ndërruar jetë këtë të shtunë si pasojë e rënies nga lartësia.

Autoritet njoftuan se 35 vjeçari me inicialet R.H, po punonte në një godinë pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë dhe për arsye ende të paqarta ka humbur ekuilibrin, duke rënë nga lartësia e pallatit.

“… rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.”-saktësoi policia.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, ku punëtorët kanë humbur jetën si pasojë e rënies nga lartësia.  

Tre ditë më parë një tjetër punëtor i moshës 30 vjeçare, ndërroi jetë për shkak të rënies nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në Rrugën e Elbasanit.