Pronarët, një çift të moshuarish… Pamjet e banesës që i shpëtoi furisë së vullkanit

 Pronarët, një çift të moshuarish… Pamjet e banesës që i shpëtoi furisë së vullkanit

Janë kthyer në virale pamjet e një shtëpie, e cila mrekullisht i shpëtoi llavës së vullkanit, i cili mbërtheu një ishull të tërë e mijëra banorë në La Palma të Spanjës.

Me shpërthimin e vullkanit të dielën, mbi 6 mijë persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Të paktën 150 shtëpi u gllabëruan nga lumenjtë e llavës… por kjo shtëpi, e cila i shpëtoi vërshimit të llavës.

Në median e huaj është përcjellë gjerësisht pamja e shtëpisë, e fotografuar nga një fotograf spanjoll (Alfonso Escalero).

E për ta bërë edhe më të pazakontë të gjithë ngjarjen, shtëpia i përkiste një çifti të moshuarish me origjinë nga Danimarka, të cilët kishin të paktën 1 vit që nuk shkonin për të qëndruar atje, siç raportoi El Mundo.

Lexo edhe: “Është një katastrofë” Rrëfimet e njerëzve që humbën shtëpitë pas shpërthimit të vullkanit