Pse qeni quhet “miku më i mirë” i njeriut… një video prekëse

 Pse qeni quhet “miku më i mirë” i njeriut… një video prekëse

Video e mëposhtme është e filmuar në Turqi disa kohë më parë dhe tregon më së miri se përse qeni quhet ‘miku më i mirë’ i njeriut.

Një autoambulancë vjen për të dërguar në spital një vajzë të re në moshë, e cila ishte e sëmurë. Qeni i saj tenton të futet në ambulancë me të zonjën por familjarët e kësaj të fundit nuk e lënë.

Me të marrë vajzën, ambulanca niset drejt spitalit, ndërsa prapa saj vrapon qeni. Një prej punonjësve ka arritur të filmojë qenin që ndjek me vrap autoambulancën. Me të arritur në spital, qeni qëndron në derën hyrëse, derisa e zonja del prej aty.