Punonte për të paguar studimet, media italiane jep detajet: Si u shua në aksident 24 vjeçarja shqiptare

 Punonte për të paguar studimet, media italiane jep detajet: Si u shua në aksident 24 vjeçarja shqiptare

Nuk mundi t’ja dalë. Plagët që mori pas aksidentit tragjik i morën jetën në lule të rinisë.

Media italiane ka përcjellë disa detaje të reja në lidhje me vdekjen e një 24 vjeçare shqiptare të Kosovës, e cila ishte nisur me të motrën drejt vendlindjes gjatë pushimeve për Pashkët. Aksidenti që i mori jetën 24 vjeçares ndodhi në Trento, përgjatë rrugës “Castellana”.

Donika udhëtonte në një makinë Volskëagen Polo me të motrën, Monikën 25 vjeçe. Motrat jetonin në San Michele d’Adige (Trento). Gjatë rrugës për në Kosovë, ato u përplasën me një kamion frigoriferik Iveco, që drejtohej nga një 35 vjeçar italian. Si pasojë e përplasjes ballore, dy motrat mbetën të ngecura në makinë e është dashur ndërhyrja e autoriteteve kompetente për t’i nxjerrë prej aty.

Siç raporton media italiane, Donika u intubua në vendin e ngjarjes dhe u dërgua menjëherë në reanimacion. Fatkeqësisht, ajo s’ mundi t’i mbijetojë dot plagëve. Monika mori lëndime por që nuk ia rrezikuan seriozisht jetën. Shoferi i kamionit, mori lëndime të lehta.

Policia e ekspertët ndërkohë nisën hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit. Nga hetimet paraprake, ashtu siç raporton media italiane, 24 vjeçarja është ndier keq gjatë drejtimit të makinës dhe ka dalë në korsinë e kundërt, duke u përplasur frontalisht me kamionin.

Donika me të motrën ishin nisur për rrugë gjatë natës dhe i priste një udhëtim i gjatë drejt vendlindjes. Familja e tyre jeton prej afro 5 vitesh në San Michele d’Adige. Donika frekuentonte universitetin e Veronës dhe njëkohësisht punonte me kohë të pjeshme në mënyrë që të përballonte shpenzimet e shkollës. Pas diplomimit, 24 vjeçarja kishte dëshirë të vijonte studimet për master.

Burimi: Treviso Today