Shqiptarët bëhen bashkë për vogëlushen nga Kosova, fondet për kurim mblidhen brenda pak orëve

 Shqiptarët bëhen bashkë për vogëlushen nga Kosova, fondet për kurim mblidhen brenda pak orëve

“Jam babai i Lorelës. Vajza është diagnostifikuar me tumor në trurin e vogël. Këtu vajza nuk ka shërim. Shërimi i saj është jashtë vendit, në Turqi. I bëj apel Elvis Naçit, të gjithë shqiptarëve, që të më ndihmojnë që ta shërojmë këtë ëngjëll, të jetojë e lirë, e qetë, sikur të gjitha shoqet e saj. Shpresoj që vajza të shërohet”

Kjo ishte thirrja që Lorik Durmishi i drejtoi “Shqiptarët për Shqiptarët”. Vajza e saj, Lorela ende nuk i ka mbushur 5 vjeç dhe gjendja e saj shëndetësore është e rëndë. Lorela nga fshati Shajkofc i Podujevës u diagnostifikua me tumor në kokë, disa ditë më parë.

Thirrja për ndihmë drejtuar shqiptarëve u bë mbrëmjen e djeshme. Kanë qenë mijëra bamirësit, që i janë bashkuar misionit tonë për t’i shpëtuar jetën Lorelës. Në një kohë rekord, paratë e nevojshme për transportin dhe kurimin jashtë shtetit janë mbledhur.

Nuk na mbetet tashmë veçse të lutemi që Lorela të shërohet e të mund të jetojë e shëndetshme, fëmijërinë e saj.