Rasti kurioz i nëntënjakëve, si arrin t’ja dalë nëna të rrisë 9 fëmijët e saj

 Rasti kurioz i nëntënjakëve, si arrin t’ja dalë nëna të rrisë 9 fëmijët e saj

Në fillim të shtatzanisë e përgjatë kontrolleve, mjekët mundën të identifikojnë veçse 7 fëmijë. Por nuk ishin 7 fëmijë. Halima Cisse mbante në bark 9 fëmijë.

Fatmirësisht Halima arriti t’i lindë nëntënjakët e saj përmes një ndërhyrje cezariane. Fëmijët varionin nga pesha 500 gramë deri në 1 kilogramë. Ka kaluar tashmë kohë nga lindja, e fëmijët janë rritur.

Por siç tregon nëna e tyre, nuk ka qenë një detyrë fort e lehtë të rrisësh 9 fëmijë. Nëntënjakët janë të vetmit në botë që kanë ardhur në jetë nga një lindje dhe fatmirësisht janë të gjithë të shëndetshëm.

Nëna e tyre Halima, me origjinë është nga Mali, por u nis drejt Marokut për të lindur nëntënjakët e saj (në vitin 2021). Ajo tregoi për BBC-në, sesi arrin t’ja dalë për të rritur vogëlushët e saj. Siç mund ta merrni me mend, nuk është një detyrë e thjeshtë, pasi fëmijët në ditë përdorin 45 pampersa ndërsa në javë, konsumojnë të paktën 15 kilogramë qumësht.

 “Është e mrekullueshme të shohësh tani që të gjithë fëmijët janë të shëndetshëm. Në fillim ishte e vështirë, pasi fëmijët erdhën në jetë para kohe (prematurë).

Fëmijët nuk flenë të gjithë në të njëjtat orare. Disa i zë gjumi, ndërsa të tjerët në atë orë zgjohen. Ushqyerja me gji nuk ka qenë e thjeshtë. Kur ishim në spital, përdorja gjatë gjithë kohës një pompë.”-tregoi nëna e nëntënjakëve.

Ndërkohë babai i tyre, shpjegoi se mundohen të organizohen me aq sa kanë mundësi.

“Mundohemi të organizohemi. Rreth orës 10 të mëngjesit, fëmijët janë të gjithë në dhomën e ndenjes, atje ku është televizori. Fëmijët i pëlqejnë kukullat, e kur shohin ato janë më të qetë.”-shpjëgoi ai.

Nëntënjakët janë përkatësisht 5 vajza e 4 djem… dhe arrijnë t’i mbajnë të gjithë familjarët mjaft të zënë, gjatë gjithë kohës.