Rikthehet melodia e Champions League! Juventus dhe Chelsea zbresin sonte në fushë

 Rikthehet melodia e Champions League! Juventus dhe Chelsea zbresin sonte në fushë

Nisin këtë të martë në mbrëmje ndeshjet e para të “Champions League”, të vlefshme për fazën e 1/16 me eleminim direkt.

Në Londër, Chelsea pret francezët e Lille. Blutë janë më të favorizuar kundër kampionëve të Francës, me Lille që ka në gjirin e vet edhe Edon Zhegrovën, lojtarin e Kosovës.

Në Spanjë, “Arena la Ceramica” pret duelin mes Villareal dhe Juventus. ‘Zonja e vjetër’ nuk do ta ketë të lehtë kundër skuadrës së verdhë, që pas disa vitesh rikthehet në këtë fazë të rëndësishme. Të dyja duelet startojnë në orën 21:00.

Champions League, e martë 22 shkurt 2022:

Chelsea – Lille

Villareal – Juventus