Pamje dramatike, helikopteri rrëzohet në oqean… mrekullisht pasagjerët e piloti shpëtojnë gjallë

 Pamje dramatike, helikopteri rrëzohet në oqean… mrekullisht pasagjerët e piloti shpëtojnë gjallë

Pamjet e një helikopteri që humb lartësi e përplaset në ujë kanë bërë xhiron e rrjetit. Ngjarja ka ndodhur në Majemi, ndërsa disa metra larg vendit ku helikopteri u rrëzua, kishte dhjetëra njerëz që po laheshin në det.

Pamjet video u publikuan nga policia e më tutje në të gjitha mediat e mëdha të huaja. Në helikopter kishte 2 pasagjerë dhe piloti. Pasagjeret u dërguan në spital dhe siç raportoi media e huaj, gjendja e tyre është stable.

Piloti  ka bërë ç’është e mundur që të ulë helikopterin në një zonë jo shumë larg bregut, në mënyrë që dy pasagjerët (njëra e shoqja e tij) të mos mbyteshin në ujë. Mrekullisht të tre kanë shpëtuar, ndërsa siç tregoi media amerikane, pasagjerja në helikopter sapo kishte humbur të shoqin në një aksident tragjik.