Rrëfimi i një të moshuare që ruajti traditën e xhubletës tradicionale shqiptare

 Rrëfimi i një të moshuare që ruajti traditën e xhubletës tradicionale shqiptare

Tashmë duart e saj janë plakur edhe pse hera herës, ngrihen për të punuar mbi xhubletat. Dikur kjo grua, sot 95 vjeçe, krijonte, godiste e qëndiste xhubleta tradicionale shqiptare.

Me origjinë nga Malësia e Madhe, nënë Tolja u nis që 18 vjeçe në Tuz të Malit të Zi, atje ku u martua. Kujton se xhubletën, një veshje tradicionale, e mbajti mbi trup mëse 20 vite.

Kjo xhublete peshon rreth 5-6kg. Unë kur jam martuar, me xhubletë kam qenë. Xhubletën e kam mbajtur për mëse 20 vite.”- kujton e moshuara.

Nënë Tolja ka krijuar xhubleta për shumë nuse, duke ia zbukuruar ditët e dasmave. E moshuara tregon se kjo veshje është e komplikuar dhe kërkon një punë të gjatë. 95 vjeçarja sqaroi se qoftë edhe për një xhubletë, mund të duhen rreth 5 mijë rruaza për t’u qepur.

“Xhubletat të duash ti qepësh vetë nga e para, as për 3 muaj  si mbaron dot. Kur kam qenë në gjendje të punoj, kam punuar edhe deri ne 4 të natës, por tani kam dorën e dëmtuar dhe nuk punoj dot gjatë. Punoj më shumë për të kaluar kohën se s’mundem edhe pse shumë i kërkojnë xhubletat.”, shprehet nënë Tolja, në një intervistë të dhënë për abc-në.

Por veç mjeshtërisë së saj në krijimin e xhubletave tradicionale shqiptare, kjo grua ka dhe një histori prekëse. Në kohën kur ajo u martua dhe u largua nga Malësia e Madhe drejt Tuzit, në Shqipëri regjimi komunist mbylli kufijtë. Për mëse 45 vite, nënë Tolja s’mundi t’i shohë më prindërit e familjarët

 “Si kam parë familjarët për 45-vite të tëra. 13 bija jemi martuar këtej në Mal të Zi. Kemi ikur 18-vjece nga Shqipëria dhe kur jemi kthyer, kemi kenë me flokë të bardha.”, rrëfen nënë Tolja.