“Rrethojeni veten me njerëz të mirë dhe ndiqni ëndrrat tuaja” Rrëfimi inspirues i një burri të verbër

 “Rrethojeni veten me njerëz të mirë dhe ndiqni ëndrrat tuaja” Rrëfimi inspirues i një burri të verbër

Shumëkush i merr për të mirëqena dhuratat e mëdha që na janë dhënë kur kemi ardhur në këtë botë. Por shumë njerëz që jetojnë mes nesh, nuk i kanë patur ose nuk i kanë më këto ‘dhurata’.

Ky burrë, është njëri prej tyre. Përgjatë gjithë jetës së tij, Parker ka qenë pilot i makinave të garës, derisa një aksident i ndryshoi jetën. Ngjarja ndodhi në vitin 2012 dhe dëmet që mori në kokë Parkeri ishin aq të rënda, saqë ia morën shikimin. Prej 10 vitesh ky burrë ka jetuar pa dhuratën e madhe të shikimit. E pavarësisht sprovës, nuk u dorëzua.

Makina në këto foto (më poshtë) u dizenjua dhe u krijua pikërisht nga ky burrë i verbër. Me vullnet e punë, edhe pse i sprovuar, Parkeri e krijoi këtë makinë gare për një qëllim të thjeshtë, të thyente një rekord dhe të përcillte një shembull.

Javën e kaluar, Parkeri me ekipin e tij udhëtuan në fushën e një aeroporti për thyer një rekord “Guinness”, udhëtimin më të shpejtë të një makine me sytë e mbuluara. Sigurisht që në rastin e Parkerit, një shami për t’i mbuluar sytë nuk ishte e nevojshme. Në makinë ndodhej dhe një pilot tjetër në rast emergjence, por edhe ky i fundit njëlloj si shamia për sytë, nuk që i nevojshëm. Parkeri theu rekordin “Guinness”, duke ecur me një shpejtësi prej 211 miljes në orë ose afro 340 km/h.

Por arritja e shpejtësisë apo fitimi i një “Guinness-i” nuk ishte qëllimi i vetëm i tij. Në bashkëpunim me Federatën për të Verbrit, piloti kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen e medias për rritjen e ndërgjegjësimit, se për njerëzit e verbër duhen bërë më shumë përpjekje, për t’i ndihmuar në veprimtaritë e përditshme me zhvillime të reja teknologjike e gjetkë.

Gazetari që përcolli historinë e Parkerit, Steve Hartman,  është mjaft i njohur në botë për historitë prekëse e të natyrës humane. Ai tregoi se këtë histori e ndoqi vetëm për ‘audiencën’ e një personi, nipit të tij. Ai po ashtu është i verbër.

Ende një fëmijë, Tedi 12 vjeçar i kishte treguar gazetarit se ndonjëherë verbëria është e padurueshme, një barrë shumë e rëndë për shpatullat e atij që e mban.

“Ndonjëherë ndjeja se isha i marrë fund. Mund të duket si diçka e vogël, një fjalë fëmije, por shpesh kam ëndërruar të jem si të gjithë të tjerët”-tregoi 12 vjeçari.

Mbi këtë fakt, piloti i verbër, iu drejtua me këtë mesazh Tedit 12 vjeçar dhe të gjithë atyre që në këtë jetë janë sprovuar.

“Tedi, unë dua që ti të kuptosh se verbëria nuk do të mund të ndalojë. Veten duhet ta rrethosh me njerëz që besojnë tek ty dhe ti duhet të ndjekësh ëndrrat e tua. Mund të nxjerrësh justifikime, ose mund të bësh diçka”

Burimi: CBSnews/ Përshtati:Shqiptaretpershqiptaret.info