Sakrifica e një nëne, gjen vdekjen prej të ftohtit për të mbajtur ngrohtë fëmijët

 Sakrifica e një nëne, gjen vdekjen prej të ftohtit për të mbajtur ngrohtë fëmijët

Një ngjarje e trishtë, që tregon për sakrificën e një nëne e cila u shua gjaë natës së ndërrimit të viteve, në kufirin mes Iranit e Turqisë.

Media lokale ka përcjellë detajet për një nënë me origjinë nga Afganistani, e cila kishte hequr rrobat nga trupi për t’ja veshur fëmijëve të saj, në mënyrë që ata të mos kishin ftohtë.

Fëmijët respektivisht 8 e 9 vjeçarë, u gjetën në një fshat në kufi me Turqinë nga rojet kufitare të Iranit.

Të miturit ishin në gjendje të mirë shëndetësore, vetëm falë faktit se ishin mbajtur ngrohtë nga rrobat e nënës së tyre. Një prej fëmijëve kishte në duar çorapet e të ëmës që të mos i ngrinin gishtat prej të ftohtit të madh.

Gruaja kishte tentuar të largohej drejt Turqisë e më tutje të udhëtonte në Europë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj. Videon e sjellë nga media turke, e gjeni këtu.