Pamjet nga vendngjarja, një 30 vjeçar humb jetën në aksident, 3 të tjerë shkojnë në spital

 Pamjet nga vendngjarja, një 30 vjeçar humb jetën në aksident, 3 të tjerë shkojnë në spital

Një aksident tragjik me një jetë të shuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peshkopi- Maqellarë, atje ku një makinë e tipit Volkswagen “Passat”, ka dalë nga rruga.

Automjeti është rrotulluar dy herë e më tutje ka përfunduar në një arë. Si pasojë e përplasjes, 30 vjeçari Edison H. ka ndërruar jetë. Të plagosur mbetën 3 djem në moshë të re. Të gjithë ishin kushërinj e familjarë mes tyre.

Të lënduarit Albert H, 24 vjeç, Denis H, 21 vjeç dhe Premtim H, 27 vjeç, u dërguan në spitalin e Dibrës dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

30 vjeçari që humbi jetën ishte pasagjer në makinë. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkakun që solli humbjen e kontrollit të automjetit të drejtuar nga i ndjeri.

“Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital”.-njoftoi policia.