Sarandë, fëmija 4 vjeçar shkon në spital pa shenja jete, shpëton për mrekulli falë mjekëve

 Sarandë, fëmija 4 vjeçar shkon në spital pa shenja jete, shpëton për mrekulli falë mjekëve

Një 4 vjeçar i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes në Sarandë, falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve.

I mituri me inicialet Z.O, ka qenë duke luajtur me shokë në momentin kur aksidentalisht e ka zënë korrenti. Fëmija është dërguar pa shenja jete në spital, pasi kontakti me rrymën i ka shkaktuar arrest kardiak.

Mjekët fatmirësisht kanë mundur ta rikthejnë të miturin, i cili fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes.