Sëmundja e bëri t’i harrojë dhe fytyrën! Burri me ‘Alzheimer’ i propozon për martesë (sërish) gruas

 Sëmundja e bëri t’i harrojë dhe fytyrën! Burri me ‘Alzheimer’ i propozon për martesë (sërish) gruas

Është e vërtetë se janë memorjet tona ato që ‘sjellin në jetë’ momente, detaje e madje edhe njerëz që nuk janë më.

Historia e mëposhtme lidhet pikërisht me memorjen, kujtimet dhe sesi pa to, njerëzit mund të humbin shumë… ama jo gjithçka.

Ky burrë quhet Piter, 56 vjeçar. Tre vite më parë, mendja e tij u prek nga Alzheimeri. Kujtimet e tij filluan të veniten, të humbin në mjegullnajën që i solli sëmundja.

Me kalimin e kohës, Piteri filloi të humbë shumëçka, harroi dhe të shoqen.

E shoqja e Piterit quhet Liza. Ajo kujton ditën e tyre të martesës, një kujtim që e mban në mendje e vetme, sepse i shoqi e ka harruar.

“Është një ndër momentet më të trishta, kur je e vetme në kujtime”-thotë ajo.

E pavarësisht se kujtimet e Piterit në të shumtën e kohës janë nën mjegull, duket se diçka ka mbetur. Dikur e shoqja ishte gjithçka për të dhe jo të gjitha kanë ikur nga mendja e 56 vjeçarit. Papritur, Piteri nis të gjejë fjalët më të bukura për ‘atë’ gruan që e ndihmonte në përditshmëri.

Një ditë po qëndronin të dy ulur duke parë një film në Tv. Piteri drejton gishtin dhe i thotë ‘gruas’ (të shoqes): “Le të bëjmë këtë”

Në ekran po shfaqej një skenë martese.

‘Çfarë të bëjmë?” e pyet Lisa.

“A do të martohesh me mua?”- i thotë Piteri.

Lisa shpërthen në lot. I duket sikur për një moment, i shoqi është rikthyer, sikur përballë ka njeriun që ka dashur të gjithë jetën.

Ajo pranon të martohet (sërish) me Piterin. Bënë një ceremoni të thjeshtë dhe Lisa tregon për cbsnews se përgjatë gjithë ditës, ai ishte i kthjellët.

“Unë s’mund t’jua përshkruaj dot, sesa magjike ishte për mua ajo ditë. Piteri ishte aq i lumtur”- thotë Lisa e përlotur.

Por çfarë ndodhi më pas? Ndiqni këtu videon