“Më thonin, nuk je për punë ti!” 27 vjeçari shqiptar që mposhti paragjykimet

 “Më thonin, nuk je për punë ti!” 27 vjeçari shqiptar që mposhti paragjykimet

Është 27 vjeç dhe jeton në fshatin Hudënisht të Pogradecit. Punën e ka gjetur në qytet dhe është njeri i përpiktë.

“Gjysmën e rrugës e bëj me makinë dhe 2 km të tjera i bëj në këmbë”

Përgjatë gjithë jetës së tij është tallur e përqeshur prej shtatit të shkurtër, por kurrë nuk është dorëzuar.

27 vjeçari quhet Niku Xhydollari. Ai tregon në një prononcim për median sesi shpesh herë edhe mundësinë për punë ia kanë refuzuar.

“Më kanë thënë nuk je për punë ti. Je shumë i dobët nuk e bën dot, se më kanë parë si figurë”

Pavarësisht refuzimeve, Nikun e gjen të buzëqeshur dhe me dëshirën për të punuar. Lokali ku shërben ndodhet në zonën e ish vilave në Pogradec.

“Edhe kur më bie njëri i keq e më ofendon nuk ndihem keq. Më ofendojnë për gjatësinë si me të qeshur por se kam problem fare”

Një mesazh e ka, për ata që stigmatizojnë tjetrin.

“Ne nuk duhet t’i përbuzim njerëzit. Secili ka një problem të vetin por s’ka problem e ka për vete se ka për të tjerët. Thjesht të kemi respekt”, shprehet 27 vjeçari.