“Dikush ka mbetur tek makina në flakë” Momenti kur oficeri vrapon dhe shpëton 23 vjeçarin

 “Dikush ka mbetur tek makina në flakë” Momenti kur oficeri vrapon dhe shpëton 23 vjeçarin

Pamjet e mësipërme i përkasin disa pamjeve që janë filmuar nga kamerat trupore të oficerëve të policisë, që u thërritën për të shkuar në një aksident rrugor.

Njëri prej oficerëve del dhe nis të vrapojë drejtu automjetit të aksidentuar. Rrugës ai dëgjon qytetarët teksa përtasin “ndihmë, ai është në makinë akoma”, ndërkohë që automjeti ishte përfshirë nga flakët.

Oficeri vijon të vrapojë dhe në momentin kur arrin përpara makinës në flakë, sheh shoferin 23 vjeçar që kishte mundur të lëvizte në sediljen e pasagjerit dhe po mundohej të dilte.

Oficeri Luke Pauley hap makinën dhe tërheq larg flakëve të riun, i cili humb ndjenjat.

Ndërkohë pamjet e kamerës trupore të kolegut të tij, tregojnë momentet, të cilat janë përcjellë gjerësisht në median amerikane.

“E vetmja gjë që po mendoja ishte, erdhëm në kohë! Ai nuk mendoj se do t’ja dilte, koha e ardhjes sonë ishte perfekte dhe se “dikush po e shihte” atë djalë”-tha për median e huaj oficeri 31 vjeçar.

E pak momente pasi oficeri e shpëtoi, një makinë që po kalonte pranë ndaloi. Ishin dy gra, infermiere, të cilat nisën të kujdesen dhe shohin gjendjen e të riut, derisa erdhi ambulanca.