Shembulli i 12 vjeçarit shqiptar që i ka lexuar mbi 200 libra

 Shembulli i 12 vjeçarit shqiptar që i ka lexuar mbi 200 libra

Ky djalosh quhet Olti. Është 12 vjeç, por i ka në ‘bagazhin’ e tij mbi 200 libra, të cilat i ka lexuar ndër vite. Vetëm në 3 muajt e fundit, Olti tregon në një prononcim për median, se ka lexuar 55 libra.

“Motivohem duke menduar sesi do të jetë e ardhmja ime, nëse lexoj. Nëqoftëse lexoj, e ardhmja e çdokujt është e mirë sepse mëson. Por duke e kaluar kohën e lirë vetëm duke luajtur, për mua është një dobësi”

Pavarësisht dashurisë për librin, Olti thotë se dëshirë ka studiojë për shkencat kompjuterike e në të ardhmen të bëhet programues.

“Kur e shikoj sesa njerëz e përdorin teknologjinë e përdorin aplikacione, them me vete, pse të mos jem dhe unë një nga ata që i krijon këto aplikacione.”-tregon 12 vjeçari.