Pamjet nga Kreta, tërmeti 5.8 Rihter shkund ishullin! 11 të lënduar dhe një i pajetë

 Pamjet nga Kreta, tërmeti 5.8 Rihter shkund ishullin! 11 të lënduar dhe një i pajetë

Femijet jane nxjerre jashte shkolles

Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e sotëm ishullin grek të Kretës, ndërsa lëkundjet kanë sjellë dëme të konsiderueshme materiale, 11 të lënduar dhe një jetë të humbur.

Media greke dhe ajo e huaj fillimisht raportuan për një tërmet në magnitudë 6.5 të shkallës Rihter, por sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet ishin të një magnitude 5.8 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet kanë qenë mjaft të forta (shiko videot më poshtë), ndërsa njerëzit në panik kanë dalë nga shtëpitë e tyre. Media greke raportoi se një njeri humbi jetën pas kolapsimit të një kishe në fshatin Arkalohori në zonën qendrore të Kretës. 11 të lënduar janë raportuar deri më tani, ndërsa televizioni grek Skai njoftoi se 9 prej tyre janë në spital.

Media greke Protothema, raportoi se burri i cili humbi jetën ishte një 62 vjeçar, i cili ishte së bashku me djalin, po punonte tek kisha me disa punë rikonstruktimi. Lëkundjet e tërmetit kanë rrëzuar kishën (e cila kishte marrë dëmtime pikërisht nga tërmetet) dhe i kanë marrë jetën 62 vjeçarit.

Pas tërmetit 5.8 rihter, një seri pasgoditjes kanë lëkundur sërish tokën në magnitura që varionin nga 3 deri në 4.5 të shkallës rihter.