Traktori i “fundit sovjetik” në Shqipëri, rrëfimi i fermerit që e përdor prej 45 vitesh

 Traktori i “fundit sovjetik” në Shqipëri, rrëfimi i fermerit që e përdor prej 45 vitesh

Zenel Marini nga Fushë Bulqiza për thuajse gjysëm dekade ka përdorur këtë traktor. Një model DT 54, mbase i fundit në llojin e tij në Shqipëri.

Dikur pronë e shtetit gjatë kohës së regjimit komunist, Zeneli e privatizoi atë pas viteve ’90.

“Me këtë traktor punoj prej 45 vitesh, prodhim i 1972. Kam punuar 12 vjet në SMT, fermë e gjithandej. Traktori është 49 vjeç. Ëshntë në gjendje pune, kam rrit fëmijët me të, e mbaj t’ua lë fëmijëve, nuk kam nevojë ta shes.”-tregon Zeneli në intervistë për median.

Me traktorin e ‘sovjetik’, Zeneli u vjen në ndihmë dhe banorëve dhe thotë se ka ndërmend ta ruajë këtë traktor, për t’ua lënë trashëgimi fëmijëve.

Kam dalë në kohë dimri, ku ka pas nevojë për të hapur rrugët rurale

DT-54 është një traktor me zinxhir sovjetik që u prodhua në fabrika të ndryshme traktorësh nga 1949. Pothuajse një milion kopje u prodhuan deri në 1979.