Burri hedh foshnjen 1 muajsh nga kati i dytë i ballkonit, polici e shpëton mrekullisht fëmijën

 Burri hedh foshnjen 1 muajsh nga kati i dytë i ballkonit, polici e shpëton mrekullisht fëmijën

Fotoja e mësipërme i përket një oficeri policie, i cili arriti t’i shpëtojë jetën një foshnje 1 muajshe, që u hodh nga kati i dytë i një ballkoni.

Ngjarja ndodhi në Jersey (SHBA), ndërsa oficeri Eduardo Matute u përgëzua nga komuniteti e media për veprimin e tij të guximshëm.

Policia i ishte përgjigjur një emergjence, ku një burrë i panjohur kërcënonte se do të hidhte foshnjen 1 muajshe nga lartësia. Autoritetet krijuan një perimetër dhe nisën negociatat me burrin, por ky i fundit hodhi foshnjen. Mrekullisht, oficeri reagoi me shpejtësi dhe arriti ta kapë foshnjen.

Polici e shoqëroi foshnjen në spital. Pas kontrollit rezultoi se vogëlushi nuk kishte pësuar dëmtime. CNN raportoi për ngjarjen dhe njoftoi se më tutje pas kontrollit fëmija u largua nga spitali.

Disa foto të shpërndara më tutje në rrjetet sociale, teksa oficeri i policisë mbante foshnjen, u bënë virale.

Burri i cili hodhi foshnjen u arrestua dhe përballet me akuza të rënda, përfshi këtu dhe akuzën e tentativës për vrasje. Media atje nuk ka bërë publik identitetin e burrit, ndërsa hetimit vijon ende.