Shembulli i bukur i një të moshuari shqiptar bëhet viral në rrjetet sociale

 Shembulli i bukur i një të moshuari shqiptar bëhet viral në rrjetet sociale

Në këtë botë jemi të përkohshëm, e mbase ndër gjërat më të vlefshme që mund e duhet të bëjmë, është të sillemi mirë mes njëri- tjetrit.

Një shembull i bukur vjen nga një i moshuar, gjesti i të cilit është bërë viral nëpër rrjetet sociale. Një person e pa të gjithë ngjarjen dhe e përshkroi po në rrjetet sociale se çfarë ndodhi.

“Ka ende njerëz të mirë! Para pak çasteve, një bacë i moshës rreth 70-vjeçare, duke dale nga parkingu me veturën e tij Golf VI +, goditi aksidentalisht një veturë Renault Megane. Unë, nga ballkoni i shtëpisë e vëzhgova tërë ngjarjen. Baci, e ndali menjëherë veturën, dhe doli që ta shikojë dëmin e shkaktuar. Pasi pa që dëmi ishte i konsiderueshëm, dhe pronari nuk ishte pranë veturës, baci nxori letrën dhe pasi shënoi diçka, e vendosi në xhamin e përparmë të veturës që e kishte goditur dhe vazhdoi rrugën”, thuhet në postimin e dëshmitarit të ngjarjes. Unë, nga kureshtja dola dhe e fotografova dëmin dhe letrën dhe mbeta i habitur, e njëkohësisht u ndjeva shumë mirë me veprimin e bacit”, thuhej në postimin e dëshmitarit.

“Ta kam rrok veturën, të lutem lajmrohu në … Sabiti”, kishte shkruar në letër i moshuari, duke lënë dhe numrin e telefonit