Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarë janë 29,52%

 Shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut: Shqiptarë janë 29,52%

Drejtuësi i Entit shtetëror për Statistika ka bërë publike rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut nga ku rezulton se se 29.5% e popullsisë së përgjithshme janë shqiptarë.

Sipas rezultateve të regjistrimit, popullsia rezidente në Maqedoninë e Veriut është 1.836 713 persona, prej të cilës  24,3% janë shqiptarë.

“Personat e deklaruar 54,21% janë maqedonas, 29,52 për qind janë shqiptarë, 3, 98 si turq, 2.34 si romë, 1,18 për qind si serbë, 0,87 si boshnjak dhe 0,44 si vlleh. Nga popullata e përgjithshme rezidente, 58,44% janë deklaruar si maqedonas, 24,3 për qind si shqiptarë, 3,86 si turq, 2.53 si romë, 0.,47 për qind si vlleh, 1.3 si serb, dhe 0, 87 si boshnjak”, tha drejtori i Entit për Statistika, Apostol Simovski.