“Shpejt, hidhe djalin” Pamjet dramatike, babai hedh të birin për ta shpëtuar nga flakët në ndërtesë

 “Shpejt, hidhe djalin” Pamjet dramatike, babai hedh të birin për ta shpëtuar nga flakët në ndërtesë

Një burrë i bllokuar në banesën e tij së bashku me të birin e mitur u shpëtua nga disa oficerë policie, të cilët mbërritën në vendngjarje pas njoftimit se në godinë kishte rënë një zjarr i madh.

Policët dëgjohen teksa i thonë babait të hedhë djalin poshtë. Burri hedh të birin ndërsa ky i fundit kapet nga dy prej oficerëve. Më tutje hidhet vetë për t’i shpëtuar flakëve.

Fatmirësisht babë e bir i shpëtuan flakëve pa dëme serioze, ndërsa 4 persona të tjerë në këtë godinë, u mjekuan pas thithjes së monoksidit të karbonit.

Video u postua nga Associated Press ndërsa pamjet u morën nga kamerat e trupit që mbanin oficerët (Neë Jersey)