Shpejtësi në një “kafaz” prej betoni! Pamjet e aksidentit në Kalimash, 1 i vdekur e 4 të plagosur

 Shpejtësi në një “kafaz” prej betoni! Pamjet e aksidentit në Kalimash, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një aksident tragjik në tunelin e Kalimashit, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave, një grua mbeti e vdekur e 4 të tjerë u plagosën.

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e përplasjes dhe kuptohet lehtësisht se  automjeti që tentoi të parakalojë ishte me shpejtësi të konsiderueshme. Por një lëvizje e gabuar ka mjaftuar që makinat të përplasen fuqimisht e të ‘fluturojnë’ në tunel.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.