“Desha thjesht të bëj mirë” Pamjet prekëse, burri i dërgon ushqim familjes së pastrehë

 “Desha thjesht të bëj mirë” Pamjet prekëse, burri i dërgon ushqim familjes së pastrehë

“Ata ishin në rrugë e po kërkonin lëmoshë… ishin besimtarë. Nuk kisha para me vete, por u ndjeva i detyruar që të paktën t’i jap diçka për të ngrënë”

Kështu është shprehur për median e huaj një burrë, i cili u regjistrua teksa i sillte ushqim një familje të pastrehë. Burri i cili nuk deshi të identifikohej me emër, ka shkuar në një restorant aty pranë dhe ka blerë me kartë disa vakte ushqim për familjen, një baba, një nënë e vajza e tyre në moshë të re.