Shqipëria pëson dy gola brenda 20 minutave në ‘Wembley’

 Shqipëria pëson dy gola brenda 20 minutave në ‘Wembley’

Anglia ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Shqipërisë që në minutën e 9-të të ndeshjes. Një faull i Gjasulës i kushtoi karton të verdhë këtij të fundit e një goditje dënimi nga larg zonës. Por krosimi i Reece James ka arritur të gjejë mbrojtësin shtatlartë të Anglisë, Harry Maguire, i cili ka shënuar golin e avantazhit për luanët.

Në minutën e 14 Shqipëria pati një rast të artë. Myrto Uzuni doli i vetëm përballë portierit, por gjuajtja e tij u prit nga Pickford.

Anglia rimerr kontrollin e topit dhe në minutën e 18-të, një pasë i saktë i Henderson gjen kapitenin Hary Kane. Sulmuesi kryesor i luanëve nuk gabon dhe çon topin në portë