Anglia shënon 5 gola ndaj Shqipërisë, fytyra e Edy Reja-s i tregon të gjitha

 Anglia shënon 5 gola ndaj Shqipërisë, fytyra e Edy Reja-s i tregon të gjitha

Një ndeshje për t’u harruar kjo e Shqipërisë me Anglinë. Në 45 minuta lojë, luanët kanë arritur të dominojnë çdo aspekt të lojës, duke finalizuar 5 herë në portën e kuqezinjve.

Trajneri Edy Reja është fokusuar disa herë nga regjia, ku binte në sy dukshëm zymtësia.

Më poshtë të gjithë golat e shënuar nga anglezët, ndërsa për Shqipërinë i vetmi rast i artë ishte ai i Myrto Uzunit në minutën e 15’, kur në një përballje tek më tek me Pickford, humbi shansin për të shënuar.