Shtëpia më e “vetmuar” në botë, ndërtuar 1 shekull më parë

 Shtëpia më e “vetmuar” në botë, ndërtuar 1 shekull më parë

E krijuar në aënën e një mali, ndërtuar 100 vite më parë, por misteri i saj qëndron ende.

Shtëpia më e ‘vetmuar’ në botë ndodhet afro 3 km mbi nivelin e detit, në mesin e maleve Dolomite në Italinë fqinje. Një shtëpi që ende sot i habit njerëzit, për mënyrën sesi është ndërtuar në këtë zonë të shkretë e shkëmbore.

Mendohet se godina është ndërtuar gjatë Luftës së Parë Botërore nga ushtarakët italianë, si një vend për të pushuar gjatë luftimeve me austro-hungarezët. Por sërish ka shumë njerëz që mbeten të habitur sesi mund të ishte ndërtuar shtëpia në këtë zonë kaq të egër dhe shkëmbore.

Zona është kthyer në një pikë turistike dhe mund të aksesohet vetëm përmes shkallëve e kabujve metalikë që janë vendosur për të mbërritur atje. Kush ‘guxon’ të ngjitet deri në këtë vend, mund të ketë më tutje dhe ‘luksin’ që t’i hedhë një sy banesës dhe brendisë së saj.

Karriget jane te ‘vetmet’ qe kane mbetur nga 1 shekull me pare