“Shumë të dashur vëllezër” Një mesazh për muslimanët shqiptarë nga kardinali Troshani

 “Shumë të dashur vëllezër” Një mesazh për  muslimanët shqiptarë nga kardinali Troshani

Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët muslimanë në botë, një mesazh për muslimanët shqiptarët ka ardhur nga kardinali Ernest Simoni Troshani.

Përmes një video-mesazhi, Troshani i uron të gjithë besimtarëve shqiptarë kudo në botë, harmoni e paqe në shpirt, familje e komunitet.

“Të shumë dashur vëllezër muslimanë në Shqipëri e kudo që jeni në botë. Mbas disa ditësh lutje e agjërimi, erdhi çasti kur Bajrami shkëlqen zemrat e popujve muslimanë. Feja është ornamenti, zbukuria shpirtërore që i grumbullon të gjithë shpirtërat e njerëzve në botë në gjunjë para Krijuesit, me e njoft Zotin e me i zbatu këshillat e tij, sepse Zoti është dashni, paqe e lumturi për këdo.

Objektivi kryesor i çdo njeriu që don Zotin është me shëlby shpirtin. Çështja kryesore që shqetëson sot çdo njeri në botë, është paqja. Për paqen duhet të lutemi të gjithë, që të gjithë popujt të jetojnë në paqe e veçanërisht në Lindjen e Mesme, të bashkohen zemrat e mendjet e njerëzve e me ngrit flamurin e paqes, vëllazënimit e dashurisë.

Unë i uroj të gjithëve Bajramin e madh, paqen në familjet tuaja, harmoninë në popullin tonë me bekimin e Zotit.”-tha kardinali Troshani.