“Si je zemra mamit?” Nëna ndërpret të birin gazetar teksa po raportonte në televizion

 “Si je zemra mamit?” Nëna ndërpret të birin gazetar teksa po raportonte në televizion

Prindërit janë të paçmueshëm e në plot raste do të gjejnë mundësinë për “të vënë në siklet” fëmijët… edhe kur këta të fundit janë live në televizion. Kështu ka ndodhur me këtë gazetar amerikan i cili po bëhej gati të raportonte LIVE. Papritur, prapa tij shfaqet e ëma me makinë, e cila nis të thërasë

“Ç’kemi zemër”. Gazetari kthehet me kurriz për të folur me nënën, duke sinjalizuar kameramanin që të ndalojë regjistrimin për pak momente.

“Ajo është mami im, prit një minutë”-i thotë gazetari kolegut, ndërsa kameramani nis të qeshë dhe vijon të regjistrojë të gjithë skenën.

Pas bisedës së shkurtër, gazetari kupton se kolegu e ka filmuar të gjithë ngjarjen dhe vendos ta hedhë në rrjetin social. Video mori mbi 1 milionë klikime e mijëra komente. Në shumë prej tyre, komentuesit i thonin gazetarit se me siguri “edhe nëna ime do e bënte këtë gjë po të kishte rastin”.