U vranë nga 60 vjeçari në Greqi, përcillen sot në banesën e fundit familja me 4 anëtarë

 U vranë nga 60 vjeçari në Greqi, përcillen sot në banesën e fundit  familja me 4 anëtarë

Pas mbëritjes së tyre në Shqipëri, përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes shqiptare, të vrarë gjakftohtësisht nga 60 vjeçari grek që u kishte dhënë me qira shtëpinë në Andravida.

Për shkak të përplasjeve për çështjen e pagesave e dritave, 60 vjeçari grek shkoi në orët e mbrëmjes në shtëpinë e çiftit shqiptar dhe i mori jetën 4 anëtarëve të familjes. Armando me të shoqen u qëlluan me armë, ndërsa dy fëmijët e tyre, veçse 2 e 3 vjeç, u mbytën me duar nga shtetasi grek.

Katër arkivolët e familjes mbërritën në Shqipëri dhe përcillen këtë të enjte në banesën e fundit.

Foto e publikuar nga joq