“Si t’i merrja veshkën tim biri?” Djali nuk dëgjon më lutjet e të atit dhe e shpëton nga vuajtjet

 “Si t’i merrja veshkën tim biri?” Djali nuk dëgjon më lutjet e të atit dhe e shpëton nga vuajtjet

Raporti mes një babai e të birit është një lidhje e shenjtë. Dhe për këtë burrë, jeta e babait të tij nuk mund të kishte kurrsesi çmim.

Kjo është historia e Natanit dhe babait të tij Xhonit, një 76 vjeçari i cili prej 12 vitesh vuante nga sëmundjet e veshkës. Veshka e të moshuarit ishte e prekur nga një sëmundje që bënte rritjen e organit dhe dështimin e funksionimit normal të tij.

“Veshka jonë, e imja apo e jotja, janë pak a shumë në përmasat e një grushti, rreth 150 gramë. Por veshka e Xhonit ishte afro 5 kilogramë”-shpjegoi për median e huaj doktori që ndoqi rastin.

Si rezultat i sëmundjes, i moshuari nisi dializën disa vite më parë dhe priti për gjetjen e një rasti të dhurimit të organeve. 76 vjeçari ka dy djem dhe kurrë nuk i lejoi ata që të kryenin testet për të parë se kush ishte kompatibël me të.

“Isha kategorikisht kundër marrjes së një veshke nga një njeri që është gjallë… nuk desha të vija përballë operacionit e humbjes së një veshke asnjë njeri, e aq më tepër djemtë e mi”-tha i moshuari.

Derisa Nathani, njëri prej djemve, vendosi të mos t’i vërë veshin lutjeve të të atit dhe nisi procesin. Babait të tij nuk i tregoi për asgjë, derisa erdhën të gjitha analizat e testet, se veshka e tij ishte e përputhshme me të atit.

Dhe në muajin shkurt të vitit të kaluar, pak kohë para se ardhja e Covid të ndalonte thuajse të gjitha procedurat e ndërhyrjet të tilla nëpër spitale, Natani arriti t’ja mbushë mendjen babait për të kryer transplantin. Veprimi erdhi fatmirësith në kohën e duhur dhe i moshuari shpëtoi nga vuajtjet dhe iur rikthye një jete normale.