“S’kisha parë dallgë të tilla” Rrëfimi, si e rrezikojnë jetën shqiptarët për të shkuar në Britani

 “S’kisha parë dallgë të tilla” Rrëfimi, si e rrezikojnë jetën shqiptarët për të shkuar në Britani

Britania e Madhe mbetet një ndër vendet që “ëndërrohet” më së shumti nga emigrantët kudo në botë, përfshi këtu edhe ata shqiptarë që kanë vendosur të ikin nga vendi për një jetë më të mirë.

Por shpesh herë, emigrimi i paligjshëm bëhet përmes rrugëve të rrezikshme për jetën. Siç kemi dëgjuar edhe javët e fundit, kalimet e paligjshme me gomone apo varka përmes kanalit anglez (nga Franca në Angli) kanë marrë jetën e dhjetërave njerëzve.

Media e huaj në Britani ka publikuar detaje mbi rastin e 8 emigrantëve shqiptarë, të cilëve iu rrezikua jeta teksa tentonin në kalimin e kanalit anglez. Emigrantët ndodhesin në një jaht të vogël që drejtohej nga James Wisbey e Faye Miles.

Për shkak të motit të keq dhe detit tejet të trazuar, varka rrezikoi të përmbysej në det. Jeta e të gjithëve u rrezikua seriozisht, përfshi dhe emigrantët shqiptarë që i kishin paguar deri në 20 mijë euro një bande shqiptare, për të arritur në Angli.

Pas një gjyqi të gjatë, James e Faye u dënuan me disa vite burgim, ndërsa tanimë gjykata kërkoi marrjen e pronësisë së jatit të vogël që ata zotëronin.

Gjatë kontrollit në varkë, u vu re se emigrantët shqiptarë nuk kishin patur asnjë element sigurie, madje hetuesit nuk konkluduan se emigrantëve nuk u ishte dhënë as ujë e ushqim gjatë orvatjes disa orëshe për të kaluar ilegalisht në Britani.

Media e huaj ka përcjellë dhe rrëfimin e një prej emigrantëve, i cili tregon se deti ishte shumë i trazuar dhe anija për pak sa nuk u përmbys. Për të parë videon klikoni këtu.